DETAJE / “Audi” shoshë nga plumbat, 54-vjeçarit në Lezhë i zunë pritë sapo la fëmijët në shkollë

Dalin pamjet nga atentati në Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 54-vjeçari Agron Puka. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës. 54-vjeçariti kishin zënë pritë sapo kishte lënë fëmijët në shkollë. Puka ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk idhet rrethanat e ngjarjes. “Rreth orës 08:00, në fshatin […]

Mars 6, 2024 - 09:05
 0
DETAJE / “Audi” shoshë nga plumbat, 54-vjeçarit në Lezhë i zunë pritë sapo la fëmijët në shkollë

Dalin pamjet nga atentati në Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 54-vjeçari Agron Puka.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës.

54-vjeçariti kishin zënë pritë sapo kishte lënë fëmijët në shkollë. Puka ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk idhet rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.