DETAJE/ Bashkëpunoi me tre të tjerë, plani i arratisjes së Dan Hutrës, si u zbulua nga kontrolli i sigurisë

“Vrasësi i grave” Dan Hutra tentoi të arratisej këtë të enjte, në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë në burgun e Fierit.

Janar 4, 2024 - 19:10
 0
DETAJE/ Bashkëpunoi me tre të tjerë, plani i arratisjes së Dan Hutrës, si u zbulua nga kontrolli i sigurisë

“Vrasësi i grave” Dan Hutra tentoi të arratisej këtë të enjte, në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë në burgun e Fierit. Vrasësi i grave kishte thurur planin e arratisjes, duke prerë zgarën e dritares me mjete te improvizuara.

Arratisja e tij nuk ka mundur të realizohet, pasi kontrolli i sigurisë zbuloi planin. Gjatë kontrollit në dhomën e tij u gjetën një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara, të cilat do të përdoreshin për arratisjen e Dan Hutrës dhe tre bashkëpunëtorëve të tij.

Drejtoria e Burgjeve njoftoi se Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi janë tre bashkëpunëtorët e tij. Të tre janë të akuzuar për vjedhje të ndryshme.

Martin Kapllani

Geraldo Veizi

Feti Kovaçi

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.