Detaje/ Djali 18 muajsh brenda në apartament, 24-vjeçarja shqiptare përpiqet të hyjë nga dritarja, rrëzohet e gjen vdekjen

Në përpjekje për të hyrë në apartamentin e saj nga dritarja, një 24-vjeçare me origjinë shqiptare ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen. Ambra Seferi, sipas mediave italiane, kishte lënë të hapur derën e shtëpisë ndërsa do ngjitej në tarracë, por më pas dera u mbyll. E shqetësuar se djali i saj 18 muajsh dhe vajza e një miku […]

Dhjetor 19, 2023 - 20:16
 0
Detaje/ Djali 18 muajsh brenda në apartament, 24-vjeçarja shqiptare përpiqet të hyjë nga dritarja, rrëzohet e gjen vdekjen

Në përpjekje për të hyrë në apartamentin e saj nga dritarja, një 24-vjeçare me origjinë shqiptare ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen.

Ambra Seferi, sipas mediave italiane, kishte lënë të hapur derën e shtëpisë ndërsa do ngjitej në tarracë, por më pas dera u mbyll.

E shqetësuar se djali i saj 18 muajsh dhe vajza e një miku kishin mbetur vetëm në shtëpi, mendoi të futej në apartament nga dritarja nga jashtë, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në tokë.

Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital 24-vjeçarja ndërroi jetë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili ku Ambra jetonte prej dy vitesh.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.