DETAJE / E dashura e Aureljos e lidhur më parë me njërin prej autorëve, 18-vjeçarin e vrau një i mitur

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Aureljo Dervishi u vra me thikë pas një sherri me katër persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në polici. Frensis Shehu, 20 vjeç, dy 16-vjeçarë dhe një 15 vjeçar u kapën në Farkë. Rezulton se njëri prej 3 të […]

Prill 1, 2024 - 15:20
 0
DETAJE / E dashura e Aureljos e lidhur më parë me njërin prej autorëve, 18-vjeçarin e vrau një i mitur

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Aureljo Dervishi u vra me thikë pas një sherri me katër persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në polici.

Frensis Shehu, 20 vjeç, dy 16-vjeçarë dhe një 15 vjeçar u kapën në Farkë.

Rezulton se njëri prej 3 të miturve është autori i vrasjes së 18-vjeçarit Aureljo Dervishi.

Policia tashmë e ka sqaruar dinamikën e ngjarjes, ndërsa vetë i mituri ka pranuar se ka pasur thikë me vete.

Rezulton se Aureljo Dervishi ishte lidhur pak kohë me parë më vajzën që u bë shkak i konflikti që i mori jetën, e cila ndërkohë më herët ka pasur marrëdhënie sentimentale me njërin prej 4 djemve që lëviznin me makinën “Volkswagen Tiguan”.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se është çështje orësh që të katërve t’u pritet fletë arresti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.