DETAJE/ Elton Javori është nipi i biznesmeni që u ekzekutua dy vite më parë në Fier

41-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme Elton Javori është nipi i Demir Backës. Kështu bën me dije gazetarja e Klan News Anila Sefa. Kujtojmë se Demir Backa u vra në një atentat më 23 Tetor të 2021-it pranë një qendre tregtare në Fier. Backa është vëllai i një ish-anëtari të bandës së Fierit i vrarë […]

Dhjetor 7, 2023 - 12:58
 0
DETAJE/ Elton Javori është nipi i biznesmeni që u ekzekutua dy vite më parë në Fier

41-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme Elton Javori është nipi i Demir Backës. Kështu bën me dije gazetarja e Klan News Anila Sefa.

Kujtojmë se Demir Backa u vra në një atentat më 23 Tetor të 2021-it pranë një qendre tregtare në Fier. Backa është vëllai i një ish-anëtari të bandës së Fierit i vrarë në 1997, Medi Backa. Ky i fundit u vra në masakrën e Levanit bashkë me 23 persona të tjerë.

Fisi Backa, me të cilin raportohet se ka lidhje viktima është me origjinë nga Kosova e banim të hershëm në Fier si dhe janë mjaft të fuqishëm ekonomikisht në këtë qytet, të konsideruara ndër 2 familjet më të pasura. Demir Baçka njihej në Fier gjerësisht për shkak të historive nga e kaluara, por edhe bizneseve të tij të cilat shtriheshin deri në zonat bregdetare në jug të vendit.

Megjithatë nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atentatin e para dy viteve. Edhe pse është raportuar që blutë kanë identifikuar autorin, ende nuk bëhet i ditur emri i tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.