DETAJE / Nga 1 qershori, Gjermania dyfishon kuotat për punonjësit e huaj nga Ballkani

Ligji i qeverisë gjermane për të marrë punonjës të kualifikuar nga jashtë vendit hyn të shtunën e 1 qershorit në fazën e tretë të zbatimit. Dy fazat e para, në fillim në nëntor 2023 me “kartën blu të BE-së” dhe më 1 mars 2024, i hapën rrugë punonjësve të huaj të ushtrojnë profesionin dhe të jetojnë […]

Maj 28, 2024 - 11:55
 0
DETAJE / Nga 1 qershori, Gjermania dyfishon kuotat për punonjësit e huaj nga Ballkani

Ligji i qeverisë gjermane për të marrë punonjës të kualifikuar nga jashtë vendit hyn të shtunën e 1 qershorit në fazën e tretë të zbatimit.

Dy fazat e para, në fillim në nëntor 2023 me “kartën blu të BE-së” dhe më 1 mars 2024, i hapën rrugë punonjësve të huaj të ushtrojnë profesionin dhe të jetojnë ligjërisht në Gjermani. Faza e tretë parashikon që personat të cilët kanë emigruar për punë të ftojnë edhe familjarët e tyre.

Faza e tretë është me interes sidomos për profesionet e zejtarisë dhe artizanatit. Kuota për të ardhurit nga Ballkani Perëndimor do të dyfishohet nga 25 mijë në 50 mijë, sipas sindikatës gjermane të tregtisë. Pra, 50 mijë punonjës të rinj nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do e kenë më të thjeshtë të aplikojnë në tregun gjerman të punës dhe këtë radhë pa e provuar profesionalizimin e tyre me kualifikime.

Agjencia Federale Gjermane e Punësimit ka thënë se lejet e punës do të lëshohen më përpara, jo pas miratimit të tyre, ndërsa punonjësit e ardhshëm mund të aplikojnë për lejen nëpërmjet internetit. Për sa i përket lejes së banimit, personi do duhet të drejtohet në zyrat e përcaktuara për të huajt.

Me hyrjen në fuqi të ligjit kohë më parë, Gjermania ka bërë të ditur se forcat e huaja punëtore do të plotësojnë nevojat e vendit për profesionistë, për të ruajtur shpejtësinë dhe efikasitetin e institucioneve.

Individët me dy vite eksperiencë pune dhe një diplomë profesionale do të kenë më shumë mundësi punësimi.

/SPAmbasada

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.