Detaje nga aksidenti në Belsh: Në timon një 22-vjeçar, shufra metalike depërtoi mes për mes makinës dhe…

Detaje nga ngjarja tragjike e mbrëmjes së djeshme. Uran Shehu 37 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kuçovë-Belsh. Mjeti drejtohej nga K.K., 22 vjeç i cili u përplas me mbrojtësen metalike të rrugës. Shufra metalike ka depërtuar mes për mes dhe duket se ka goditur për vdekje pasagjerin i cili […]

Tetor 15, 2023 - 10:55
 0
Detaje nga aksidenti në Belsh: Në timon një 22-vjeçar, shufra metalike depërtoi mes për mes makinës dhe…

Detaje nga ngjarja tragjike e mbrëmjes së djeshme. Uran Shehu 37 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kuçovë-Belsh.

Mjeti drejtohej nga K.K., 22 vjeç i cili u përplas me mbrojtësen metalike të rrugës. Shufra metalike ka depërtuar mes për mes dhe duket se ka goditur për vdekje pasagjerin i cili ndodhej i ulur në sediljen afër shoferit.

Nga ky aksident shpëtuan drejtuesi i mjetit dhe një 14-vjeçar që ndodhej në mjet.

Pas ekzaminimeve mjekësore shoferi 22-vjeçar u shoqërua në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.