Detaje nga atentati në Kurbin: Një nga makinat e vrasësve, me fenelinë policie! Gjeloshi iku vetë në spital…

Zbardhen detaje nga krimi në Kurbin, ku shënjestër e një atentati u bë biznesmeni Ardjan Gjeloshi, ndërsa u vra ekonomisti i tij. Gazetarja Klodiana Lala raportonse një nga automjetet e autorëve, të cilët mendohet se kanë qenë 4, ka qenë një Range Rover me fenelinë policie. Mësohet se tre persona kanë marrë pjesë në krim, […]

Shkurt 12, 2024 - 10:21
 0
Detaje nga atentati në Kurbin: Një nga makinat e vrasësve, me fenelinë policie! Gjeloshi iku vetë në spital…

Zbardhen detaje nga krimi në Kurbin, ku shënjestër e një atentati u bë biznesmeni Ardjan Gjeloshi, ndërsa u vra ekonomisti i tij.

Gazetarja Klodiana Lala raportonse një nga automjetet e autorëve, të cilët mendohet se kanë qenë 4, ka qenë një Range Rover me fenelinë policie.

Mësohet se tre persona kanë marrë pjesë në krim, duke qëlluar me automatik, ndërkohë që njëri ka qëndruar në makinë. Në vendin e ngjarjes u gjetën 50 gëzhoja automatiku.

Ardjan Gjeloshi ka arritur t’u mbijetojë plumbave, pasi është fshehur dhe ka ikur me makinën e tij të blinduar drejt spitalit.

Sakaq, makina e dytë e autorëve është një mjeti tip ‘Golf 4’. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Range Rover është vjedhur në Lezhë, ndërkohë që të dy automjetet janë gjetur të djegura në Zall, afër Urës së Milotit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.