Detaje nga plagosja e shqiptarit në Selanik, dy grupe shqiptarësh u përplasën me armë zjarri, lanë 30-vjeçarin të shtrirë dhe u larguan

Policia greke është në kërkim të shqiptarit që plagosi bashkëatdhetarin mbrëmjen e së martës. Ngjarja u regjistrua jashtë një kafeneje në Selanik, ndërsa

Dhjetor 20, 2023 - 09:05
 0
Detaje nga plagosja e shqiptarit në Selanik, dy grupe shqiptarësh u përplasën me armë zjarri, lanë 30-vjeçarin të shtrirë dhe u larguan

Policia greke është në kërkim të shqiptarit që plagosi bashkëatdhetarin mbrëmjen e së martës. Ngjarja u regjistrua jashtë një kafeneje në Selanik, ndërsa mediat helenase shkruajnë se dy shqiptarët kishin pasur probleme vazhdimisht, madje në disa raste ishin përfshirë dhe autoritetet.

Shkaqet e konflikteve ende nuk bëhen të ditura, teksa dëshmitarët okularë kanë dhënë detaje lidhur me të shtënat me armë.

Si ndodhi plagosja?

I plagosuri shoqëruar nga dy shokë të tij kanë zbritur rreth orës 22:00 nga automjeti, të cilin e kanë ndaluar në mes të rrugës dhe kanë nisur të konfliktohen fizikisht me katër shqiptarë të tjerë, që ndodheshin në kafene.

Gjatë sherrit, njëri nga personat që ndodhej në kafene ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë. Njëri nga plumbat ka kapur në këmbë 30-vjeçarin.

Njëkohësisht vijojnë kërkimet për persona të tjerët që kanë qenë me autorin dhe kanë marrë pjesë në konfliktin e përgjakshëm.

I armatosuri si dhe të tjerët të përfshirë në ngjarje janë larguar para se të mbërrinte policia, duke lënë 30-vjeçarin të shtrirë me plagën në këmbë.

Njerëzit nga dyqanet e zonës kanë lajmëruar policinë, ndërsa një burrë i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

 “Ai kishte gjakderdhje dhe unë po mundohesha ta tërhiqja mënjanë derisa erdhi ndihma ”, tha një dëshmitar okular./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.