Detaje nga plagosja në Durrës, 36-vjeçari u qëllua gabimisht, objektivi ishte pronari i biznesit, plumbat kapën edhe një urban

Vizion Plus ka siguruar pamje nga vendngjarja ku u plagos mëngjesin e kësaj të premte 36-vjeçari, Enidor Dedja, i cili aktualisht po merr

Mars 22, 2024 - 14:05
 0
Detaje nga plagosja në Durrës, 36-vjeçari u qëllua gabimisht, objektivi ishte pronari i biznesit, plumbat kapën edhe një urban
Plagosja ne Durres

Vizion Plus ka siguruar pamje nga vendngjarja ku u plagos mëngjesin e kësaj të premte 36-vjeçari, Enidor Dedja, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital.

Enidor Dedja u plagos në këmbë me armë  nga 30-vjeçari Arbër Hoxha, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur në një biznes pjesësh këmbimi në Shijak.

Sakaq burime për mediat bëjnë me dije se 38-vjeçari Enidor Dedja nuk ka qenë objekt i sulmit, dhe se plumbi e ka kapur atë aksidentalisht për shkak se ndodhej afër biznesit në momentin që autori Arbër Hoxha po debatonte me pronarët e biznesit.

Mësohet se  një natë më parë Arbër Hoxha ka  debatuar me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të biznesit dhe sot kishte shkuar  për t’u sqaruar me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri.

Ndërkohë siç duket nga pamjet plumbat kanë bërë shoshë xhamin e biznesit. Gjithashtu plumbat kanë kapur edhe xhamin e një urbani që ndodhej i ndaluar aty afër, për fat të mirë plumbat nuk kanë kapur asnjë person tjetër, pasi autobusi ka qenë i parkuar./vizionp;us,tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.