Detaje nga vrasja e Roan Brahimit, dyshohet për vrasës me pagesë, shkuan në Athinë për “kokën” e armikut të Vis Martinajt

Katerina Beqo, bashkëshortja e Roan Brahimit ndodhet në gjendje shoku, pas ekzekutimit mafioz të bashkëshortit të saj  32-vjeçar mbrëmë në Athinë, raportojnë mediat

Maj 10, 2024 - 11:30
 0
Detaje nga vrasja e Roan Brahimit, dyshohet për vrasës me pagesë, shkuan në Athinë për “kokën” e armikut të Vis Martinajt

Katerina Beqo, bashkëshortja e Roan Brahimit ndodhet në gjendje shoku, pas ekzekutimit mafioz të bashkëshortit të saj  32-vjeçar mbrëmë në Athinë, raportojnë mediat greke.

Nga atentati mafioz që tronditi Athinën mbrëmë mbeti i vrarë Rohan Brahimi ose ndryshe Sidorel Prendi, ndërsa e plagosur mbeti bashkëshortja e tij Katerina, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmitarëve okularë, pas të shtënave me breshëri në makinën që ndodhej çifti, Katerina e plagosur dhe e mbuluar me gjak ka zbritur nga makina dhe  bërtitur “e vranë,  e vranë”,  ndërsa kërkonte ndihmë për të shoqin.

Pak metra më tutje ndodhej djali i mitur i çiftit (rreth 7-8 vjeç), i cili dëgjoi të shtënat dhe vrapoi drejt fuoristradës së zezë ku ishte mami dhe babi i tij.

Informacionet bëjnë me dije se 32-vjeçari Roan Brahimi nuk banonte në Greqi. Roan Brahimi  por kishte ardhur në greqi disa ditë më parë për të kaluar festën e Pashkës  me familjen e tij, që jetonte me qira pranë vendit të vrasjes.

Sipas mediave greke ekzekutori i Brahimit mendohet ishte profesionist, pra vrasës me pagesë.

“Ka shumë mundësi që të ketë ardhur në Greqi vetëm për të kryer atentatin”, tha një oficer i Sigurimit me përvojë për medien greke Newsbeast.

Brahimi dhe gruaja e plagosur, ishin në një fuoristradë të zezë, Mercedes Benz A Class, dhe po prisnin në rrugë pasi fëmija i tyre po luante në parkun përballë rrugës.

Papritur një motoçikletë erdhi me shpejtësi të madhe dhe shoferi ndaloi në mes të rrugës, nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

32-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa pasagjerja 37-vjeçare ka mbetur e plagosur lehtë. Fëmija në atë moment ishte duke luajtur në park dhe pa ngjarjen. Fëmija ka vrapuar në vendngjarje dhe bërtiste “ndihmë, babi im”.

Policia po heton për ngjarjen, por sipas vlerësimeve të saj duket se bëhet fjalë për larje hesapesh. Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë, një nga pistat e hetimit është ajo e vrasjes.

Pista kryersore që po heton policia është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Por kush është Roan Brahimi?

Ngjarja e Zejmenit në Lezhë Brahimi është shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Ekzekutimi i djeshëm

Roan Brahimi ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe djalin e tij të cilin e kishte marrë nga parku ku po luante për tu kthyer në banesë.

Gjatë kohës që ka qenë në lëvizje një motor me dy persona është afruar me shpejtësi dhe një nga personat e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur 32-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Konflikti me Ervis Martinajn

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, u shpall në kërkim edhe më 17-korrik të vitit 20222 pasi dyshohet për ekzekutimin e Brilant Martinajt (kushëriri i Ervis Martinajt) dhe miqëve të tij.

Në atë kohë Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.