Detaje nga vrasja në Ekuador: Rizaj u qëllua me 9 plumba në sy të gruas, ndodhej në spital për të vizituar babanë

Arjanit Rizaj eshte 53-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e të premtes në Ekuador. Dy persona të paidentifikuar ende nga autoritetet, që po lëviznin me një motor të bardhë, qëlluan në drejtim të tij me 9 plumba në momentin që shqiptari ndodhej brenda në makinë, para spitalit “Luis Vernaza”. Në momentin e atentatit, Arjanit Rizaj […]

Nëntor 11, 2023 - 11:57
 0
Detaje nga vrasja në Ekuador: Rizaj u qëllua me 9 plumba në sy të gruas, ndodhej në spital për të vizituar babanë

Arjanit Rizaj eshte 53-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e të premtes në Ekuador.

Dy persona të paidentifikuar ende nga autoritetet, që po lëviznin me një motor të bardhë, qëlluan në drejtim të tij me 9 plumba në momentin që shqiptari ndodhej brenda në makinë, para spitalit “Luis Vernaza”.

Në momentin e atentatit, Arjanit Rizaj shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe të afërm të tjerë.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja duket momenti kur pranë shqiptarit të plagosur rëndë qëndrojnë familjarët e tij, të cilët kërkojnë ndihmë nga spitali.

Por për shkak të plagëve të rënda, Arjanit Rizaj ndërroi jetë.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit tha për policinë se kishin mbërritur pak minuta para atentatit në urgjencë për të vizituar një të afërm që kishin shtruar atje.

Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende, por atentati ndodhi në të njëjtën ditë kur u arrestua i shumëkërkuari Dritan Rexhepi në Turqi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.