Detaje nga vrasja në Vlorë, djali i “buzëderrit” u qëllua me snajper në ballkon, sapo ishte kthyer nga Belgjika
Një ekzekutim i tipit mafioz tronditi qytetin bregdetar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së djeshme (7 janar 2024) në rrugën “Hajro Çakërri”, afër Poliklinikës Qendrore. 23 vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare. Dyshohet se vrasja […]
Një ekzekutim i tipit mafioz tronditi qytetin bregdetar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së djeshme (7 janar 2024) në rrugën “Hajro Çakërri”, afër Poliklinikës Qendrore.
23 vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare.
Dyshohet se vrasja është kryer me snajper. Një orë pas ngjarjes, në 23:20 është gjetur një makinë tip “BMW” e djegur.
“Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira” informoi sot policia.
Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si ‘buzëderri’, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Vetë i riu sapa ishte kthyer nga Belgjika. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.
Një nga pistat e hetimit është hakmarrja por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale.
Forcat RENEA kanë shkuar në mbështetje të forcave të policisë për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
/a.r
What's Your Reaction?