DETAJE / Plagosja e 17-vjeçarit në Shkodër, krimi në sy të prindërve të adoleshentit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e një 17-vjeçari një natë më parë në njësinë administrative Bërdicë, në Shkodër. Adoleshenti ka marrë vetëm një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17- vjeçarit. Gjithçka ndodhi për shkak të […]

Prill 11, 2024 - 14:45
 0
DETAJE / Plagosja e 17-vjeçarit në Shkodër, krimi në sy të prindërve të adoleshentit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e një 17-vjeçari një natë më parë në njësinë administrative Bërdicë, në Shkodër.

Adoleshenti ka marrë vetëm një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në sytë e prindërve të 17- vjeçarit.

Gjithçka ndodhi për shkak të një konflikti mes dy familjeve për motive të dobëta. Autori i dyshuar i plagosjes, Gent Dushku, i cili është dhëndri i familjes me të cilën lindi konflikti, ka nisur një debat me babain e të plagosurit.

Ky i fundit ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe në ato momente dyshohet se Gent Dushku ka qëlluar me pistoletë djalin 17-vjeçar, duke e lënë të plagosur.

Dëshmitar të ngjarjes kanë qenë si nëna dhe babai, të cilat kanë dhënë edhe dëshminë e tyre në polici.

Policia siguroi edhe prova të krimit në vendin e ngjarjes, ndërsa shpalli në kërkim autorin e dyshuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.