DETAJE / Pranimet e reja në Akademinë e Sigurisë, zv.ministrja: 100 kuota të lira këtë vit

Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko ka dhënë detaje këtë të Hënë përmes një deklarate sa i takon pranimeve të reja në Akademinë e Sigurisë. Kuko deklaroi se janë 100 kuota të lira në rang vendi këtë vit. “Këta 100 të rinj që do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë, janë pjesë e grupit […]

Gusht 14, 2023 - 12:16
 0
DETAJE / Pranimet e reja në Akademinë e Sigurisë, zv.ministrja: 100 kuota të lira këtë vit

Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko ka dhënë detaje këtë të Hënë përmes një deklarate sa i takon pranimeve të reja në Akademinë e Sigurisë. Kuko deklaroi se janë 100 kuota të lira në rang vendi këtë vit.

“Këta 100 të rinj që do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë, janë pjesë e grupit që ne i kemi quajtur “të ekselencës”, pasi ata duhet të plotësojnë disa kritere dhe vijnë nga degët: jurisprudencë, ekonomi ose IT”, deklaroi Kuko.

Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Kuotat e pranimit të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike janë të ndara sipas nevojave të drejtorisë së policisë në nivel vendor. 17 kuota në Korçë, 5 kuota në qarkun Berat, 8 kuota në qarkun Fier, 13 kuota në qarkun Vlorë, 16 kuota në qarkun Gjirokastër, 13 kuota në qarkun Shkodër, 16 kuota në qarkun Kukës dhe 12 kuota në qarkun Dibër. Pas përfundimit të konkurrimit renditja e aplikantëve fitues sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku në bazë të kuotave të shpallura”, shtoi ajo.

Zv.ministrja theksoi po ashtu se mesatarja e pranimit në Akademinë e Sigurisë duhet të jetë nota 8 e lart në të dy ciklet e studimit, bachelor dhe master.

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka shpërndarë këtë komunikim zyrtar në rrjetin  tij social Facebook ku shkruan: Sfida për të rinuar Policinë e Shtetit është e hapur.

Aplikimet në Akademinë e Rendit kanë nisur me datë 10 Gusht. Kritere të tjera shtesë për aplikantët është që të jenë jo më shumë se 30 vjeç; të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat; të zotërojnë gjuhën e huaj angleze.

Afati i fundit i aplikimeve është më datë 30 Gusht 2023. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm bëhet pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Pjesë e dosjes veç formularit të aplikimit, janë diplomat e ciklit Bachelor dhe Master, përfshirë dhe listat e notave të të dyja cikleve të noterizuara, fotokopje të kartës së identitetit; Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.