Detaje të reja/ Grabitja në fshatin Prush, nipi i mitur doli pas shtëpisë dhe telefonoi policinë

Ditën e sotme poilicia e Tiranë ka shoqëruar mbi 10 persona të dyshuar si autorë të grabitjes si dhe persona në djeni. Raportohet se kanë qenë 5 persona të armatosur që tentuan të kryenin grabitjen në Prush, aty ku brenda banesës kanë qenë dy të moshuar dhe dy nipërit e mitur, një vajzë dhe një […]

Dhjetor 10, 2023 - 16:29
 0
Detaje të reja/ Grabitja në fshatin Prush, nipi i mitur doli pas shtëpisë dhe telefonoi policinë

Ditën e sotme poilicia e Tiranë ka shoqëruar mbi 10 persona të dyshuar si autorë të grabitjes si dhe persona në djeni.

Raportohet se kanë qenë 5 persona të armatosur që tentuan të kryenin grabitjen në Prush, aty ku brenda banesës kanë qenë dy të moshuar dhe dy nipërit e mitur, një vajzë dhe një djalë.

Nga detajet e zbardhura sot mësohet se ka qenë djali i mitur, nipi i familjes i cili ka mundur të dalë pas shtëpisë dhe ka njoftuar policinë.

Një patrullë me dy efektivë kanë mbërritur shumë shpejt teksa grabitësit kanë qenë ende në banesë. Kur ka ardhur policia ka tentuar t’i ndalojë, por dy prej grabitësve janë larguar në mal dhe kanë qëlluar ndaj efektivëve të policisë duke u rrezikuar jetën.

Policia është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të plagosur.

Ndërkohë 3 grabitësit e tjerë janë përplasur me efektivët. Njëri efektiv është përplasur me makinë gjatë largimit, dhe për pasojë është dashur edhe ndërhyrja mjekësore, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime serioze.

Në banesë grabitësve u kanë rënë edhe levat që kishin marrë për të kryer këtë grabitje.

Por si ndodhi grabitja?

Pronar i banesës rezulton të jetë Gim Hana. Nga raportimet, gjatë momentit që hajdutët kanë hyrë në banesë, brenda kanë qenë dy të moshuar dhe dy nipërit e mitur.

Kur kanë hyrë në banesë janë prezantuar si policië. Kanë thënë  “ulu policia” dhe kanë nisur  ekzekutimin e planit të grabitjes.

Grabitja brenda banesës nuk ka zgjatur për shumë minuta, për shkak se nipi i vogël ka njoftuar policinë, dhe fqinjët kanë dëgjuar britmat në banesë ku po kryhej grabitja.

Autorët janë larguar drejt Liqenit të Thatë me një mjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG. Gjatë arratisjes, ata kanë përplasur dhe një efektiv me makinë. Për fat të mirë efektivi nuk ka marrë plagë pasi përplasja ka qenë e lehtë. Targat kanë qenë të kopjuara ashtu si rasti i grabitjes në qytetin e Kamzës.

Mbi këtë ngjarje reagoi dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla ku tha se janë shumë pranë identifikimit të autorëve./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.