Detaje të reja nga atentati në “Don Bosko”/ Identifikohet autori, kishte 7 muaj që ishte liruar nga burgu…!

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e atentatit të sotëm në “Don Bosko”, i cili sipas burimeve nga uniformat blu ishte banues 50 metra në distancë nga vendngjajra. Nga ana tjetër bëhet me dije se autori rezulton që të jetë liruar përpara 7 muajve nga burgu. Kamerat e sigurisë kanë arritur të identifikojnë autorin, i […]

Dhjetor 14, 2023 - 20:21
 0
Detaje të reja nga atentati në “Don Bosko”/ Identifikohet autori, kishte 7 muaj që ishte liruar nga burgu…!

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e atentatit të sotëm në “Don Bosko”, i cili sipas burimeve nga uniformat blu ishte banues 50 metra në distancë nga vendngjajra. Nga ana tjetër bëhet me dije se autori rezulton që të jetë liruar përpara 7 muajve nga burgu. Kamerat e sigurisë kanë arritur të identifikojnë autorin, i cili duket nga pamjet me telefon dhe me armë në dorë.

Mësohet se uniformat blu, kanë marrë në pyetje familjarët e autorit, i cili mendohet të jetë larguar nga zona. 42-vjeçari Rudolf Zefi dhe vëllai i tij nga Puka kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë konflik dhe nuk rezultojnë të jenë persona me precedent penal.

Pronari i një dyqani në zonën e Medresesë, i shpëtoi një atentati mëngjesin e sotëm në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Autori qëlloi me 6 plumba në drejtim të makinës së Rudolf Zefit, 42 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 të mëngjesit të 14 dhjetorit dhe agresori u identifikua disa orë pas ngjarjes. Pamjet tregojnë se ai ishte në këmbë kur hapi zjarr ndaj makinës, por për fat të mirë askush nuk u lëndua.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.