Detaje të reja nga atentati në Lezhë, 3 autorët lëviznin me “Audi” të bardhë, kapen nga kamerat e sigurisë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur pak orë më parë ndaj 54-vjeçarit Agron Puka në fshatin Rrilë të Lezhës. Duket se kanë qenë tre autorët të cilët kanë zbritur nga një makinë Audi në ngjyrë të bardhë, duke qëlluar mbi 54-vjeçarin. Gazetari Elidon Ndreka raporton se plumbat e kanë zënë […]

Mars 6, 2024 - 12:50
 0
Detaje të reja nga atentati në Lezhë, 3 autorët lëviznin me “Audi” të bardhë, kapen nga kamerat e sigurisë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur pak orë më parë ndaj 54-vjeçarit Agron Puka në fshatin Rrilë të Lezhës.

Duket se kanë qenë tre autorët të cilët kanë zbritur nga një makinë Audi në ngjyrë të bardhë, duke qëlluar mbi 54-vjeçarin.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se plumbat e kanë zënë Pukën në sup dhe në kraharor, por se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po merr kamerat e sigurisë nga një lokal pranë shkollës 9-vjeçare ku edhe ndodhi ngjarja, me qëllim identifikimin e autorëve.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.