Detaje të reja nga ngjarja e Dhërmiut/ U vra nga shoku i ngushtë, ku po kërkon policia për trupin e 31-vjeçarit

Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Gerald Shehu

Qeshor 6, 2024 - 19:55
 0
Detaje të reja nga ngjarja e Dhërmiut/ U vra nga shoku i ngushtë, ku po kërkon policia për trupin e 31-vjeçarit

Policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Gerald Shehu në një hotel në Dhërmi, dhe më pas është hedhur.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se po kërkohet në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi ku mund të jetë hedhur.

Të njëjtat burime theksojnë se vrasja ka ndodhur në hotel dhe më pas turpi dyshohet të jetë hedhur diku në zonë.

Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike.

Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.

Autori i dyshuar u arrestua në një aeroport në Greqi, pasi dyshohet se do të arratisej drejt Spanjës, e më pas drejt Anglisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.