Detaje të reja nga ngjarja në Dhërmi, viktima dhe autori ishin shokë dhe do bashkëpunonin në biznes, çfarë i lidh me pronaren e hotelit

Eraldo Nevruzi 31 vjeçar dhe autori i dyshuar Gerald Shehu që e ka qëlluar dhe është larguar drejt Greqisë kanë qenë shokë me

Qeshor 6, 2024 - 17:50
 0
Detaje të reja nga ngjarja në Dhërmi, viktima dhe autori ishin shokë dhe do bashkëpunonin në biznes, çfarë i lidh me pronaren e hotelit

Eraldo Nevruzi 31 vjeçar dhe autori i dyshuar Gerald Shehu që e ka qëlluar dhe është larguar drejt Greqisë kanë qenë shokë me njeri- tjetrin, raporton gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.

Kohët e fundit, ata kanë ardhur në Shqipëri për të hapur biznes bashkë dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.  Autori është dhëndëri i pronares së hotelit, ku viktima punonte si recepsionist.

Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu edhe gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31 vjeçari nga vendi i punës.

Trupi i viktimës Eraldo Nevruzi ende nuk është gjetur nga policia.

“Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.