Detaje të reja nga ngjarja në Vlorë/ Inxhinieri mbeti i vdekur vetëm me dy grushta, si përfundoi konflikti në dhunë

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që ndodhi paraditen e kësaj të hëne në Vlorë, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari me profesion inxhinier, Armando Meshau. Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi ka treguar se sherri mes tyre ka ndodhur për çështje pronësie dhe çështje borxhes, pra të lidhura me njëra-tjetrën. Sipas gazetares, […]

Gusht 7, 2023 - 19:30
 0
Detaje të reja nga ngjarja në Vlorë/ Inxhinieri mbeti i vdekur vetëm me dy grushta, si përfundoi konflikti në dhunë

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që ndodhi paraditen e kësaj të hëne në Vlorë, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari me profesion inxhinier, Armando Meshau.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi ka treguar se sherri mes tyre ka ndodhur për çështje pronësie dhe çështje borxhes, pra të lidhura me njëra-tjetrën.

Sipas gazetares, autori nuk ka pasur si qëllim ta vriste, por vetëm me dy grushta e ka lënë të vdekur në vend.

“36-vjeçari është duke u marrë në pyetje për të kuptuar motivin e ngjarjes. Ajo që dim nga policia është që kemi të bëjmë me një konflikt të çastit. Por nga burime jozyrtare, është konfirmuar që konflikti e ka pasur zanafillën në çështje pronësie ose çështje borxhes. Gjithsesi këto të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ajo që dimë nga vendi i ngjarjes është se 55-vjeçari ka humbur jetën në vend, pasi ka marrë dy goditje. Autori nuk ka pasur si qëllim ta vriste, thjesht ka nisur si një konflikt që ka përfunduar në dhunë”, tha Davidhi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.