Detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar i antidrogës, nën hetim edhe një zyrtar i lartë i policisë

Detaje të reja mësohen rreth megaoperacionit ndërkombëtar të antidrogës që po zhvillohet nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza. 4 gomonet e bllokuara tanimë nga autoritetet mësohet se janë nisur dje rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku. Veliera është me flamur ukrainas nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, […]

Gusht 16, 2023 - 08:25
 0
Detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar i antidrogës, nën hetim edhe një zyrtar i lartë i policisë

Detaje të reja mësohen rreth megaoperacionit ndërkombëtar të antidrogës që po zhvillohet nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

4 gomonet e bllokuara tanimë nga autoritetet mësohet se janë nisur dje rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku.

Veliera është me flamur ukrainas nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna e Patokut.

Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Mes të arrestuarve është edhe Arlind Ismailuka, ish- shef policie. Baza e grupit kriminal ishte në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.