Detaje të reja nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Deputeti socialist Bujar Çela është një nga të plagosurit e shpërthimit të një fabrike në ndërtim në Lushnje. Burime bëjnë me dije se

Mars 1, 2024 - 17:50
 0
Detaje të reja nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Deputeti socialist Bujar Çela është një nga të plagosurit e shpërthimit të një fabrike në ndërtim në Lushnje.

Burime bëjnë me dije se Çela ka qenë në pronën e tij në momentin e shpërthimit, e cila është ngjitur me fabrikën në ndërtim.

Si pasojë e shpërthimit një person humbi jetën, ndërsa tetë të tjerë u plagosën, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ndërkohë që deputeti Çela i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Për shkak të plagëve që ka marrë.

Burime për Vizion Plus bënë me dije më herët se shkak i shpërthimit u bë pasi një vinç ka prekur në telat elektrikë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.