Detaje të reja/ Operacioni i policisë dhe SPAK, zbulohet kë po planifikonin të vrisnin Koroveshi dhe dy të tjerë

Muarrem Koroveshi i arrestuar sot nga një operacion i policisë së Shtetit dhe SPAK, dhe 2 personat e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se po planifikonin të vrisnin në Vlorë Ines Hajrullën, sipas gazetares Dorjana Bezat. Më herët në verë, u arrestua Amarildo Nikollin, i cili u kap nga policia e Vlorës me pistoletë […]

Shkurt 17, 2024 - 16:41
 0
Detaje të reja/ Operacioni i policisë dhe SPAK, zbulohet kë po planifikonin të vrisnin Koroveshi dhe dy të tjerë

Muarrem Koroveshi i arrestuar sot nga një operacion i policisë së Shtetit dhe SPAK, dhe 2 personat e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se po planifikonin të vrisnin në Vlorë Ines Hajrullën, sipas gazetares Dorjana Bezat.

Më herët në verë, u arrestua Amarildo Nikollin, i cili u kap nga policia e Vlorës me pistoletë me silenciator.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”,

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./m.j

Detaje për operacionin e policisë dhe SPAK, zbulohet kë po

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.