Detaje të reja/ Vrasja e Pëllumb Metës nga e bija, policia gjen armën e përdorur në krim! E kishte hedhur në kënetë…!

Pak orë pas zbulimit të krimit të rëndë në Shën Vlash të Durrësit, ku vajza vrau babain e saj, policia ka gjetur armën që dyshohet se 19 vjeçarja Hygerta Meta e ka përdorur për të vrarë të atin Pëllumb Meta 50 vjeç. Arma është gjetur e hedhur nga autorja në një kënetë pranë fshatit Shënavlash […]

Shkurt 23, 2024 - 17:38
 0
Detaje të reja/ Vrasja e Pëllumb Metës nga e bija, policia gjen armën e përdorur në krim! E kishte hedhur në kënetë…!

Pak orë pas zbulimit të krimit të rëndë në Shën Vlash të Durrësit, ku vajza vrau babain e saj, policia ka gjetur armën që dyshohet se 19 vjeçarja Hygerta Meta e ka përdorur për të vrarë të atin Pëllumb Meta 50 vjeç.

Arma është gjetur e hedhur nga autorja në një kënetë pranë fshatit Shënavlash ku edhe ndodhi ngjarja, ndërsa tashmë pritet që të dërgohet në Institucionin e policisë për ekzaminim.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, ndërsa ka qenë  djali 25-vjeçar i cili shkoi në policinë e Durrësit, për të kallëzuar largimin e të atit.

4 ditë pasi mori denoncimin, policia gjeti fillimisht makinën e 50-vjeçarit të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Në këtë pikë, nën dyshimet se Pëllumb Meta ishte zhdukur policia intensifikoi hetimet dhe arriti të siguronte prova që në fakt treguan se ai ishte vrarë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.