Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Maqedoni, ministri i Brendshëm: Babai e shiti vajzën për para

  Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Vanja Gjorçevska, 14 vjeç, pas një jave e zhdukur, mbrëmjen e djeshme,

Dhjetor 4, 2023 - 10:43
 0
Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Maqedoni, ministri i Brendshëm: Babai e shiti vajzën për para

 

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Vanja Gjorçevska, 14 vjeç, pas një jave e zhdukur, mbrëmjen e djeshme, 3 dhjetor, u gjet e pajetë nga policia.

 

Pranë trupit të adoleshentes u gjet edhe një trup tjetër i pajetë që i përket një 74-vjeçari.

 

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, në një konferencë për mediet sot ka ndarë detaje nga vrasja e 14-vjeçares.

 

Sipas tij, dyshohet se në ngjarje janë përfshirë 5 persona, 3 prej të cilëve janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

 

“Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74 vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria.

 

Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative,” tha Spasovski.

 

Motivi i vrasjes së të miturës Vanja është interesi vetjak, tha minsitri dhe siç raportojnë mediet maqedonase, rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babanë e vazjës, i cili ka rregulluar me organizatorin e grupit dhe të dyshuarin kryersor, biznesmenin Palevski.

 

Babai i tregoi orën që vazja kthehej nga shkolla dhe qëllimi ishte zhvatja e parave nga nëna e së miturës.

 

Lexo edhe: Prej një jave e zhdukur/ Gjendet e pajetë 14-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 3 të dyshuarit

 

Grupi e njihte familjen dhe sipas minsitrit bëhet fjalë për një grup kriminelësh.

 

Sakaq, biznesmeni Ljupço Palevski-Palco dyshohet se është largaur drejt Turqisë.

 

Mësohet se kanë qenë të arrestuarit të cilët kanë përmendur emrin e Palcos një sipërmarrës ndërtimi i njohur sidomos në Shkup, shkruan focus.mk.

 

Tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje e pritet të dalin nesër në gjykatë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.