DETAJET/ Atentati mafioz, një person u kap me armë në Vlorë, 40 makina policie në operacion
Një aksion policor është zhvilluar ditën e sotme në Vlorë. Vizion Plus mëson se të paktën 40 makina policie kanë marrë pjesë në
Një aksion policor është zhvilluar ditën e sotme në Vlorë. Vizion Plus mëson se të paktën 40 makina policie kanë marrë pjesë në operacion dhe një person i aramtosur është arrestuar. Sakaq, ka dhjetëra të tjerë të shoqëruar në komisariat. Nuk dihet nëse operacioni dhe arrestimi bashkë me shoqërimet kanë lidhje me ekzekutimin mafioz të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati mbrëmjen e 7 janarit.
Ky i fundit ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri me familjen por u ekzekutua në ballkoin e banesës teksa pisnte cigare. Persona të paidentifikuar qëlluan me snajper dhe më pas të ndihmuar nga errësira u zhdukën. E vetma gjë që arriti të gjente policia ishte një “BMË” e djegur e cila dyshohet se i përket autorëve të krimit.
Dy janë pistat kryesore, ku po zhvillohen hetimet. Së pari ka të bëjë me larjen e hesapeve. Gëzim Sinomati dyshohet të jetë ekzekutuar për llogari të babait Sokolit por nuk përjashtohen as prishjet e pazareve të drogës.
Xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vellait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër figura të njohura për policinë. Viktima 22 vjec nuk ka patur dënime të mëparshme.
Policia ka ngritur postobllok policor në pikat kyce të qytetit por pa mundur të arrestojë apo identifikojë autorët e ngjarjes. Pjesë e kontrolleve edhe strukturat FNSH dhe RENEA./vizionplus.tv
What's Your Reaction?