DETAJET/ Mbante peng në banesë bashkëshorten, nënën dhe fëmijët, 35-vjeçari i ruante edhe në tualet, gruaja kishte tentuar vetëvrasjen

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen në Tiranë, ku 35-vjeçari Jetnor Zhaboli mbante të mbyllura në banesë nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e

Janar 26, 2024 - 10:24
 0
DETAJET/ Mbante peng në banesë bashkëshorten, nënën dhe fëmijët, 35-vjeçari i ruante edhe në tualet, gruaja kishte tentuar vetëvrasjen

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen në Tiranë, ku 35-vjeçari Jetnor Zhaboli mbante të mbyllura në banesë nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Brakaj bën me dije se Zhaboli prej 10 vjetësh që ishte i martuar me bashkëshorten ishte xheloz në mënyrë të tmerrshme, duke ia ndaluar të gjitha lëvzijet, edhe për të punuar.

Xhelozia dhe sjelljet agresive të dhunës janë shtuat shumë në vitet e fundit. Asnjëherë në drejtim të policisë nuk ka pasur një denoncim nga gruaja dhe nëna e tij, por policia është mësuar me rastin pas informacioneve në rrugë operative dhe ka ndërhyrë.

Bashkëshortja e Zhabolit fillimisht nuk ka folur në polici, por ka qenë nëna e 35-vjeçarit ajo që ka treguar dhe ka dalë në mbrojtje të saj.

Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryej vetëvrasje dhe ka lënë edhe letra ku u kërkonte falje familjarëve të saj. Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.