Detajet/ Publikohet fotoja e efektivit të operacionales të arrestuar për trafik droge, ja si u zbulua

Është publikuar fotoja e oficerit të operacionales të përfshirën në trafikun e drogës, që u arrestua këtë të shtunë. Personi në foto është 38-vjeçari Ervis Shkurta, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Shkurta prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merrej me trafikun […]

Mars 23, 2024 - 14:00
 0
Detajet/ Publikohet fotoja e efektivit të operacionales të arrestuar për trafik droge, ja si u zbulua

Është publikuar fotoja e oficerit të operacionales të përfshirën në trafikun e drogës, që u arrestua këtë të shtunë. Personi në foto është 38-vjeçari Ervis Shkurta, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Shkurta prej kohësh ishte i lidhur me grupet kriminale që merrej me trafikun dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në operacionin e së enjtes ku antidroga arrestoi 3 të rinjtë, Shkurta ishte afër vendit të ngjarjes dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën që të largohen me shpejtësi.

Emri i tij ka dalë pas zbërthimit të celularëve ku agjentët kanë gjetur biseda mes të arrestuarve me një person me emrin ‘Visi i Pazarit’. Ky i fundit lidhej me një numër anglez në aplikacionet celulare me të arrestuarit ku komunikonin për mallin dhe shumat e lekëve. Ndërkohë vijojnë kontrollet për gjetjen e celularit me numër anglez të Ervis Shkurtës. Ndërsa kërkim është shpallur edhe një tjetër person si i përfshirë në skemën e trafikut të drogës.

/f.s

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.