Detajet/ Ra nga katet e larta në tarracën e pallatit, humb jetën 22-vjeçari në Durrës

Është zbritur nga forcat zjarrfikëse trupi i pajetë i 21-vjeçarit në Durrës, i cili pasi u rrëzua nga katet e larta të një pallati, ra në tarracën e ndërtesës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, nëse ngjarja ka ndodhur aksidentalisht apo i riu është vetëhedhur. Viktima 21 vjeç, ka qenë bashkë me të […]

Nëntor 4, 2023 - 13:40
 0
Detajet/ Ra nga katet e larta në tarracën e pallatit, humb jetën 22-vjeçari në Durrës

Është zbritur nga forcat zjarrfikëse trupi i pajetë i 21-vjeçarit në Durrës, i cili pasi u rrëzua nga katet e larta të një pallati, ra në tarracën e ndërtesës.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, nëse ngjarja ka ndodhur aksidentalisht apo i riu është vetëhedhur.

Viktima 21 vjeç, ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë.

Vetëm dy orë më parë një 22-vjeçare e identifikuar si Vivje Lamaj është rrëzuar nga kati i 5 të i një pallati në rrethana ende të paqarta në Vlorë. Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.