Detajet/ Si Nikoll Deda abuzoi me fondet e Urdhrit të Stomatologut, bleu 1 mld lekë prona

Detaje të reja janë mësuar sa i takon vendimit të Prokurorisë së Tiranës për pezullimin nga detyra e Nikoll Dedës, i cili mbante postin e kreut të Urdhrit të Stomatologut. Raportohet se ndaj tij, rëndojnë akuza për abuzime të shumta financiare. Ndaj tij është depozituar një kallëzim nga shtetasi A.G në janar të këtij viti […]

Nëntor 4, 2023 - 15:10
 0
Detajet/ Si Nikoll Deda abuzoi me fondet e Urdhrit të Stomatologut, bleu 1 mld lekë prona

Detaje të reja janë mësuar sa i takon vendimit të Prokurorisë së Tiranës për pezullimin nga detyra e Nikoll Dedës, i cili mbante postin e kreut të Urdhrit të Stomatologut.

Raportohet se ndaj tij, rëndojnë akuza për abuzime të shumta financiare. Ndaj tij është depozituar një kallëzim nga shtetasi A.G në janar të këtij viti për abuzime financiare dhe manipulimin e vendimmarrjes në Këshillin Kombëtar të institucionit që nga viti 2016.

Në njoftim theksohet se “Për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik”.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi “Pezullim të ushtrimit të detyrës për shtetasin N.D., President i Urdhrit të Stomatologut, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimi, në kuadër të procedimi penal nr. 1630/2023, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi N.D. ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Shtetasi A.G. kallëzoi më datë 18.01.2023, shtetasin N.D., për abuzime financiare dhe manipulime me vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar që datojnë nga viti 2016.

Kallëzuesi deklaroi se edhe pse me vendimin e Gjykatës Administrative më datë 07.02.2020 është vendosur sigurimi i padisë për vendimet Nr.16 dhe 18, datë 07.11.2019, shtetasi Nikolla Deda, në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Sipas tij, më datë 21.09.2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2 , në vlerën 700.000 euro. Për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të 2020, Këshilli Kombëtar i US nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë.

Pavarësisht se është marre i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal, në një tjetër procedim penal, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytezuar strukturat e USSH-së.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.