Detajet/ Vrasja e Elton Javorit, gjendet shotgun, makinë i blinduar dhe jelekë antiplumb në garazh

Përveç gjetjes dhe sekuestrimit të automjetit “Mercedes Benz E Class Coupe” që u përdor nga vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi në vrasjen e Elton Javorit, policia ka gjetur në garazhin e burrit të tezes së tyre edhe një sasi të konsiderueshme municioni. Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 70 vjeçarit Rexhep Puka, janë gjetur […]

Dhjetor 10, 2023 - 12:31
 0
Detajet/ Vrasja e Elton Javorit, gjendet shotgun, makinë i blinduar dhe jelekë antiplumb në garazh

Përveç gjetjes dhe sekuestrimit të automjetit “Mercedes Benz E Class Coupe” që u përdor nga vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi në vrasjen e Elton Javorit, policia ka gjetur në garazhin e burrit të tezes së tyre edhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 70 vjeçarit Rexhep Puka, janë gjetur dhe sekuestruar 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1  armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Në banesë u gjet edhe një mjet tip ‘benz’ i blinduar dhe brenda tij një targë automjeti tjetër.

Ndaj 70 vjeçarit rëndojnë akuzat për “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.