Deti “rrëmben” tokën në Vlorë/ Ambjentalistët: Erozioni po shkakton dëme të mëdha

Përparimi i detit drejt tokës është një dukuri që vit pas viti po kthehet në alarm në një pjesë të bregdetit të Vlorës.

Nëntor 11, 2023 - 11:48
 0
Deti “rrëmben” tokën në Vlorë/ Ambjentalistët: Erozioni po shkakton dëme të mëdha

Përparimi i detit drejt tokës është një dukuri që vit pas viti po kthehet në alarm në një pjesë të bregdetit të Vlorës.

 

Aktualisht e gjithë sipërfaqja bregdetare, nga zona e plazhit të vjetër e deri te porti i peshkimit në Vlorë,vuan dukurinë e  erozionit.

 

Banorë të zonës dhe peshkatarë të vjetër evidentojnë dukurinë që po dëmton edhe zonën pyjore,teksa sheh pemë në ujërat e detit.

 

 

BANORE TE ZONES

 

1- E sheh atë shishen atje ti, atje janë disa bunker që tani i ka mbuluar uji, ja dhe kjo pema këtu, shih sa shumë ka ardhur uji.

 

2- Mendoj se gjatë kësaj kohe duhet të ketë përparuar deti me 50-100 metra.

 

Për rrezikshmërinë e këtij  fenomeni flet edhe ambientalisti Simo Ribaj, i cili thotë se plazhet po pakësohen nga viti në vit.

 

AMBIENTALIST

SIMO RIBAJ

“Plazhi jonë po pakësohet nga dita në ditë , po shikojmë që kur pylli është mbjellë, është mbjellë në distancë nga deti, dhe ka pasur plazh mes pyllit dhe detit, por tani pylli është gati në mes të detit.”

 

Nisur nga kjo situatë Ribaj thotë se duhen marrë masa urgjente nga autoritete përgjegjëse, në mënyrë që të zbuten sa më shumë të jetë mundur pasojat në kushte afatgjata nga ndryshimet klimatike.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.