Dha dorëheqjen si deputet/ Nimanbegu: Pjesëmarrja në qeverinë e re, hap i gabuar. Mali i Zi drejt destabilitetit politik

Genci Nimanbegu dha dorëheqjen si deputet në Malin e Zi, pasi partitë shqiptare mbështetën koalicionin pro serb dhe pro rus. Për herë të parë pas dorëheqjes, Ninanbegu foli në emisionin “Real Story” në ABC News, ku deklaroi se pjesëmarrja në qeverinë e re, është një hap i gabuar. Sipas Nimanbegut, forcat politike në qeveri janë [...]Read More...

Tetor 31, 2023 - 20:45
 0
Dha dorëheqjen si deputet/ Nimanbegu: Pjesëmarrja në qeverinë e re, hap i gabuar. Mali i Zi drejt destabilitetit politik

Genci Nimanbegu dha dorëheqjen si deputet në Malin e Zi, pasi partitë shqiptare mbështetën koalicionin pro serb dhe pro rus.

Për herë të parë pas dorëheqjes, Ninanbegu foli në emisionin “Real Story” në ABC News, ku deklaroi se pjesëmarrja në qeverinë e re, është një hap i gabuar.

Sipas Nimanbegut, forcat politike në qeveri janë të paqarta dhe shtoi se në Mal të Zi do të ketë destabilitet politik.

“Ky është drejtimi im i parë publik pas dorëheqjes që unë kam dhënë para 48 orësh në postin e deputetit. Unë jam mbartës i listës i Aleancës Shqiptare, nga radhët e të cilëve tani është ministri Gjeka. Këtë dorëheqje nga posti i deputetit e kam bërë si akt politik, moral, kombëtar, që për mua është një hap i gabuar, që në këtë fazë të merret pjesë në këtë qeveri. Ky do të ishte mandati im i pestë në Malin e Zi, i njoh mirë protagonistët e qeverisë së sotme. Mirë apo keq për shqiptarët, unë dua të tregoj një gjë, këto janë pasojat e politikave të cilat ishin në vitet e kaluara në Malin e Zi, ku me politika propagandistike, populiste është larguar rruga evropiane dhe struktura të lidhura me Vuçiçin dhe Kishën Ortodokse kanë marrë pushtet.

Unë jam i mbivotuar në subjektin tim politik dhe në Këshillin tonë qendror. Ne jemi 4 subjekte që jemi në koalicion parlamentar, ku Lidhja Demokratike është kundër kësaj marrëveshjeje, ndërsa dy forcat e tjera janë për marrëveshjen, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Tuz. Nuk dua të merrem me subjektin Forumi Shqiptar. Shqiptarët duhej të prisnin që ky koalicion ku ne nuk jemi më të nevojshëm, është një politikan i ri i cili duhet të dëshmojë rrugën pro evropiane. Pjesëmarrja e Frontit Demokratik apo e një strukture që në programet e veta janë të lidhura me Beogradin, as nuk janë për NATO-n, Kosovën nuk do ta përmendin, është dashur të presim”, theksoi ai./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.