Dhëndri i Berishës dhe ndërtuesi Bektashi mbërrijnë në gjykatë, pritet të njihen me masën e sigurisë

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe biznesmeni i ndërtimit, Fatmir Bektashi kanë mbërritur në ambientet e GJKKO. Malltezi bashkë me Bektashin do të njihen sot me masën e sigurisë. Malltezi është shoqëruar nga ambientet e paraburgimit drejt GJKKO me forca të shumta sigurie. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’. […]

Tetor 23, 2023 - 13:55
 0
Dhëndri i Berishës dhe ndërtuesi Bektashi mbërrijnë në gjykatë, pritet të njihen me masën e sigurisë

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe biznesmeni i ndërtimit, Fatmir Bektashi kanë mbërritur në ambientet e GJKKO. Malltezi bashkë me Bektashin do të njihen sot me masën e sigurisë. Malltezi është shoqëruar nga ambientet e paraburgimit drejt GJKKO me forca të shumta sigurie. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi, shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri. Ndërsa në bashkëpunim me ndërtuesin Fatmir Bektashi, Malltezi dyshohet se ka kryer pastrim të produkteve të veprës penale, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar, duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme shuma deri mbi 5 milionë euro.

Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka mbërritur në GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë lidhur me çështjen për privatizimin e kompleksit Partizani. Ndaj tij janë vendosur masat “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Bektashi është filmaur duke u futur i qeshur në senacën gjyqësore.

Në orën 13:00 pritet që të mbahet seanca për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Ndërsa në ambientet e SPAK është parë të mbërrijë një përfaqësues i ambasadës së Britanisë së Madhe. Ende nuk dihen arsyet e mbërritjes së tyre apo nëse ka lidhje me seancën e Malltezit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.