Dhëndri i Berishës mbërrin në Gjykatën e Posaçme, pret të njihet me masën e sigurisë

Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ai ka zbritur nga një furgon policie. Ndërkohë, pritet që në orën 13:30, të jepet verifikimi i masës së sigurisë, për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”. Mediat kanë siguruar dosjen voluminoze prej 200 faqesh të SPAK lidhur me hetimin e aferës së ish […]

Tetor 23, 2023 - 13:50
 0
Dhëndri i Berishës mbërrin në Gjykatën e Posaçme, pret të njihet me masën e sigurisë

Ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ai ka zbritur nga një furgon policie. Ndërkohë, pritet që në orën 13:30, të jepet verifikimi i masës së sigurisë, për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Mediat kanë siguruar dosjen voluminoze prej 200 faqesh të SPAK lidhur me hetimin e aferës së ish kompleksit “Partizani”, për të cilën është arrestuar Jamarbër Malltezi, ndërsa janë vënë nën masën ‘detyrim paraqitje’ ish kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Akuzat e ngritura:

Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal

Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;

Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.