Dhëndri Malltezi fshehu përmes faturave të konsulencës përfitimet nga kompania ‘Homeplan’

Janë 90 mijë euro që Jamarbër Malltezit i janë dhënë si fatura konsulence për hartimin e raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis për të cilën Malltezi ishte i çertifikuar nga ministria e Mjedisit. SPAK beson se pikërisht këto fatura konsulence janë bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan. “Citimi i […]

Tetor 23, 2023 - 18:35
 0
Dhëndri Malltezi fshehu përmes faturave të konsulencës përfitimet nga kompania ‘Homeplan’

Janë 90 mijë euro që Jamarbër Malltezit i janë dhënë si fatura konsulence për hartimin e raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis për të cilën Malltezi ishte i çertifikuar nga ministria e Mjedisit.

SPAK beson se pikërisht këto fatura konsulence janë bërë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan.

“Citimi i mësipërm se 90 mijë euro, i janë paguar shtetasit Jamarbër Malltezi me fatura konsulence për efekt “dividenti”, ngre dyshimin e arsyeshëm se, është berë me qëllim marrjen nga ky shtetas, të përfitimeve të shoqërisë Homeplan, pavarësisht se nuk ka qenë ligjërisht ortak i kësaj shoqërie. Nëse këto fatura, do të ishin reale, subjekti Homeplan nuk do ta përcaktonte këtë shumë si pagesë për dividentin në korrespondencën e tyre me Studio Pustina, por thjesht do t’i referohej si shpenzim i shoqërisë Homeplan duke qenë se këto fatura janë deklaruar në organet tatimore dhe janë përfshirë në llogaritjen e rezultatin ekonomik për periudhat respektive të faturave; thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.