Dhoma Amerikane e Tregtisë: Zhvillimet janë në anën e Shqipërisë, por…
Erërat po fryjnë në drejtimin tuaj, por koha e mirë qe po kalon ekonomia shqiptare mund të mos mjaftojë. “E mirë është armikja e madhështisë”, argumentoi presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve, duke u përpjekur të analizonte rrugëtimin e financave shqiptare. Zhvillimet makroekonomike dhe gjeopolitike po zhvillohen në anën e Shqipërisë. Erërat […]
Erërat po fryjnë në drejtimin tuaj, por koha e mirë qe po kalon ekonomia shqiptare mund të mos mjaftojë. “E mirë është armikja e madhështisë”, argumentoi presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve, duke u përpjekur të analizonte rrugëtimin e financave shqiptare.
Zhvillimet makroekonomike dhe gjeopolitike po zhvillohen në anën e Shqipërisë. Erërat po fryjnë në drejtimin tuaj, duke ju sjellë rritje ekonomike dhe do të thosha prosperitet. Një lloj periudhe lulëzimi. Por këto gjëra të mira mund të jenë të mjaftueshme për të qenë mirë, dhe jo arrirë atje ku duhet. Për të shkaur në pikën e dëshiruar duhet koordinim dhe disiplinë.
Pa fshehur optimizmin për ditët e mira që ekonomia e vendit po kalon, pak ditë pasi u paralajmërua nga kryeministri Rama, ministri i Financave, Ervin Mete konfirmoi se po punohet për të taksuar më pak ata që paguhen më shumë.
“Çështja e parë që është ngritur nga anëtarët e dhomës, prej vitesh, është informaliteti në ekonomi dhe masat që duhet të ndërmarrë qeveria për zgjerimin e bazës së tatueshme. Pra që rritja e të ardhurave të mos realizohet nga rritja e normave tatimore apo heqja e përjashtimeve por formalizimi i tatimpaguesve të vetë-deklaruar”, u shpreh Uruçi.
/f.s
What's Your Reaction?