Dhuna ndaj 3-vjeçares, AMP çon në Prokurori dy policë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka çuar në Prokurori dy punonjës policie, lidhur me ngjarjen e rëndë të dhunës së ushtruar ndaj 3-vjeçares, në

Nëntor 9, 2023 - 15:01
 0
Dhuna ndaj 3-vjeçares, AMP çon në Prokurori dy policë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka çuar në Prokurori dy punonjës policie, lidhur me ngjarjen e rëndë të dhunës së ushtruar ndaj 3-vjeçares, në kopshtin privat.

 

Të proceduar janë Ylli Çako, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve si dhe B.R., specialist për Hetimin e Krimeve, në këtë Komisariat. Të dy akuzohen për “shpërdorim detyre”.

 

Punonjësit e policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë dhunuar të miturën, duke neglizhuar kështu detyrën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.