Dhuna në Athinë mes tifozëve, shtyhet ndeshja AEK-Dinamo Zagreb

Ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit, e parashikuar që të luhej këtë të martë për kualifikueset në Champions League është shtyrë nga UEFA.  Ky vendim vjen pas skenave të dhunës të hënën në mbrëmje mes tifozëve të grekë dhe atyre kroatë. Për pasojë humbi jetën një 29-vjeçar, tifoz i AEK-ut. Ditën e sotme, siç […]

Gusht 8, 2023 - 11:40
 0
Dhuna në Athinë mes tifozëve, shtyhet ndeshja AEK-Dinamo Zagreb

Ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit, e parashikuar që të luhej këtë të martë për kualifikueset në Champions League është shtyrë nga UEFA.  Ky vendim vjen pas skenave të dhunës të hënën në mbrëmje mes tifozëve të grekë dhe atyre kroatë. Për pasojë humbi jetën një 29-vjeçar, tifoz i AEK-ut.

Ditën e sotme, siç raportojnë mediat greke, është zhvilluar takimi i sigurisë. Pala e skuadrës greke ka nënvizuar se konsiderojnë Dinamon e Zagrebit dhe policinë greke përgjegjëse për atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar. Pas kësaj, përfaqësues të klubit lanë takimin pasi “ishte e turpshme të merrje pjesë më tej”.

Tifozët grekë dhe huliganë u përplasën jashtë stadiumit të AEK-ut pak pasi lojtarët e Dinamos së Zagrebit përfunduan stërvitjen. Për këtë janë bërë me dhjetëra arrestime, ndërsa në spital ndodhen disa persona që kanë dëmtime të ndryshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.