Dhuna në Athinë, shkarkohen 7 drejtues policie, ministri: Si i lanë tifozët të kalonin në kufi?

Ministri i Brendshëm, Janis Oikonomou ka shkarkuar nga detyra 7 zyrtarë të lartë të policisë greke në lidhje me incidentet e dhunshme që u regjistruan mbrëmë në Athinë, ku humbi jetën një 29 vjeçar, si dhe u plagosën 8 të tjerë. Të papranueshëm dhe dështim të policisë e ka cilësuar ministri Oikonomou kalimin e organizuar […]

Gusht 8, 2023 - 12:40
 0
Dhuna në Athinë, shkarkohen 7 drejtues policie, ministri: Si i lanë tifozët të kalonin në kufi?

Ministri i Brendshëm, Janis Oikonomou ka shkarkuar nga detyra 7 zyrtarë të lartë të policisë greke në lidhje me incidentet e dhunshme që u regjistruan mbrëmë në Athinë, ku humbi jetën një 29 vjeçar, si dhe u plagosën 8 të tjerë.

Të papranueshëm dhe dështim të policisë e ka cilësuar ministri Oikonomou kalimin e organizuar të huliganëve kroatë në territorin e Greqisë, pa u ndaluar asnjëherë nga autoritetet.

Për këtë arsye, ministri vendosi të largojë nga detyra disa zyrtarë të lartë të policisë në Janinë, Achaia dhe Corthiaff.

Në reagimin e tij për ngjarjen, Oikonomou la të kuptohet se në lidhje me dhunën në kryeqytet, pritet të ketë dhe arrestime të tjera.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.