Dhunë ndaj nënës, vëllait dhe bashkëshortes, dy të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Sipas njoftimit të bluve, në pranga ra shtetasi E.

Dhjetor 29, 2023 - 16:05
 0
Dhunë ndaj nënës, vëllait dhe bashkëshortes, dy të arrestuar në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Sipas njoftimit të bluve, në pranga ra shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Kreshovë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ndaj vëllait, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Personi tjetër i arrestiar është N. H., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi iu gjet një mjet i mprehtë (thikë) 1 cili ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.