Dhunë në familje dhe posedim kokaine, Policia e Tiranës arreston dy persona

Dy persona janë vënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se ka arrestuar një 32-vjeçar pasi gjatë kontrolli fizik iu gjet një sasi kokaine. Po ashtu, në pranga ra dhe një 50-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. “Specialistët për […]

Janar 30, 2024 - 09:59
 0
Dhunë në familje dhe posedim kokaine, Policia e Tiranës arreston dy persona

Dy persona janë vënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se ka arrestuar një 32-vjeçar pasi gjatë kontrolli fizik iu gjet një sasi kokaine.

Po ashtu, në pranga ra dhe një 50-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës të tij”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.