Dhunë seksuale dhe tortura, OKB publikon raportin për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor

Militantët e Hamasit kanë kryer dhunë seksuale ndaj izraelitëve ditën e sulmit të 7 tetorit. Ky është konkluzioni i një grupi ekspertësh nga Kombet e Bashkuara, të cilët raportuan se ka “baza të arsyeshme për të besuar” përfshirjen e militantëve ekstremistë në përdhunime. Ekipi i ekspertëve e udhëhequr nga e dërguara speciale e OKB-së për […]

Mars 5, 2024 - 14:05
 0
Dhunë seksuale dhe tortura, OKB publikon raportin për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor

Militantët e Hamasit kanë kryer dhunë seksuale ndaj izraelitëve ditën e sulmit të 7 tetorit. Ky është konkluzioni i një grupi ekspertësh nga Kombet e Bashkuara, të cilët raportuan se ka “baza të arsyeshme për të besuar” përfshirjen e militantëve ekstremistë në përdhunime.

Ekipi i ekspertëve e udhëhequr nga e dërguara speciale e OKB-së për dhunën seksuale në konfliktin Izrael-Hamas, Pramila Patten vizitoi Izraelin midis datave 29 janar dhe 14 shkurt, me një mision që synonte të mblidhte, analizonte dhe verifikonte informacione mbi dhunën seksuale të lidhur me sulmet e 7 tetorit.

“U mblodhën informacione të besueshme, të cilat mund të jenë tregues të disa formave të dhunës seksuale, duke përfshirë gjymtimin gjenital, torturën seksuale ose trajtimin mizor, çnjerëzor dhe poshtërues”, thuhet në raportin e OKB-së prej 24 faqesh.

Grupi militant palestinez Hamas ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për dhunë seksuale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.