Dhunimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, policia malazeze identifikon 3 autorët e dyshuar

Tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj shtetasve shqiptarë në Mal të Zi janë identifikuar bën me dije Policia e Malit të Zi përmes një njoftimi. Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht  nga një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës. Në lidhje me ngjarjen e […]

Janar 7, 2024 - 10:41
 0
Dhunimi i 3 shqiptarëve në Malin e Zi, policia malazeze identifikon 3 autorët e dyshuar

Tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj shtetasve shqiptarë në Mal të Zi janë identifikuar bën me dije Policia e Malit të Zi përmes një njoftimi.

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht  nga një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia malazeze ka identifikuar tre autorët e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar nga një persona pa asnjë shkak.

Ata kanë goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas, duke ju shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.