Dhunimi i 3-vjeçares/ Procedohet penalisht pronari i kopshtit privat

Policia ka nisur procedimin penal për pronarin e kopshtit “Stinët”. 45-vjeçari Daniel Danushi e ushtronte këtë aktivitet pa licencë dhe sipas policisë ka fshehur të ardhurat duke mos paguar në këtë mënyrë tatimet. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës […]

Nëntor 8, 2023 - 15:37
 0
Dhunimi i 3-vjeçares/ Procedohet penalisht pronari i kopshtit privat

Policia ka nisur procedimin penal për pronarin e kopshtit “Stinët”. 45-vjeçari Daniel Danushi e ushtronte këtë aktivitet pa licencë dhe sipas policisë ka fshehur të ardhurat duke mos paguar në këtë mënyrë tatimet.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin D. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Ky shtetas ka ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë në një kopsht fëmijësh, në rrugën “Ali Demi”, Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet”, njoftoi policia.

Kujtojmë se disa ditë më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi një rast të rëndë. Një 3-vjeçare doli nga kopshti “Stinët” me këmbë të thyer.

Për ngjarjen është proceduar po ashtu edukatorja Majlinda Dehima për keqtrajtim të të miturve, ndërsa policia vijon hetimet për të zbuluar se si iu thye këmba vajzës.

Por përveç këtyre, Ministria e Arsimit njoftoi se ky kopsht e kryente aktivitetin në paligjshmëri pasi ishte pa licencë. Për këtë arsye kopshti është mbyllur.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.