Dhunimi i avokatit, gazetarja flet për autorët: Ishin të pamaskuar, donin t’i jepnin mesazh

Gazetarja Dorjana Bezat thotë se nuk është rastësisht dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi nga autorët, siç pretendojnë këta të fundit. E ftuar në Top Talk ajo tha se ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, dhe autorët kanë qenë të vetëdijshëm që në zonë ka pasur kamera, dhe kanë zgjedhur që të jenë të pamaskuar. […]

Maj 31, 2024 - 19:30
 0
Dhunimi i avokatit, gazetarja flet për autorët: Ishin të pamaskuar, donin t’i jepnin mesazh

Gazetarja Dorjana Bezat thotë se nuk është rastësisht dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi nga autorët, siç pretendojnë këta të fundit.

E ftuar në Top Talk ajo tha se ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, dhe autorët kanë qenë të vetëdijshëm që në zonë ka pasur kamera, dhe kanë zgjedhur që të jenë të pamaskuar.

Sipas Bezat ata kanë dashur që t’i japin një mesazh avokatit.

“Arrestimi në flagrancë bilanci zero! Nuk e kemi pasur të suksesshme arrestimin në flagrancë se rrugët që e lidhin Tiranën me rrugët e tjera…, në një pikë kontrolli mund të ishte një efektiv. Autorët kanë dhënë mesazh, nuk më rezulton që të jetë e rastësishme, e kanë bërë me vetëdije për t’i dhënë një mesazh për avokatin”, tha Bezat./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.