Dhunimi i përmbaruesve në Librazhd, Policia nxjerr blof Berishën, e kishte njoftuar më 29 korrik

Kreu i Rithemelimit së fundmi në një reagim të bërë në rrjetin e tij social, denoncoi dhunën ndaj 2 përmbaruesve gjyqësorë në Librazhd nga pronari i hotelit dhe djali i tij. Në shkrimin e publikuar, Sali Berisha pretendon se ky rast nuk është bërë publik nga policia. Por ky pretendim i tij bije poshtë, pasi […]

Gusht 14, 2023 - 09:17
 0
Dhunimi i përmbaruesve në Librazhd, Policia nxjerr blof Berishën, e kishte njoftuar më 29 korrik

Kreu i Rithemelimit së fundmi në një reagim të bërë në rrjetin e tij social, denoncoi dhunën ndaj 2 përmbaruesve gjyqësorë në Librazhd nga pronari i hotelit dhe djali i tij.

Në shkrimin e publikuar, Sali Berisha pretendon se ky rast nuk është bërë publik nga policia. Por ky pretendim i tij bije poshtë, pasi rezulton se policia ka njoftuar për rastin që në datën 29 korrik, duke bërë me dije se babë e bir, dhunues të 2 përmbaruesve në detyrë, janë arrestuar.

“Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, 2 shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës”, njoftonte Policia më 29 korrik.

“Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës’’”, përfundonte njoftimi i Policisë më 29-korrik.

Berisha në reagimin e tij, duke iu referuar qytetarit digjital, pretendon se Policia nuk ka njoftuar arrestimin e të dyshuarve.

“Dy përmbarues gjyqësor privat kanë qenë në përmbushje të detyrës, për ekzekutimin e një vendimi gjykate, vendim ky që pronari i hotelit Ballkan, ka qëlluar që të jetë edhe miku i i ngushtë Taulant Ballës, ka masakruar së bashku me personelin të dy përmbaruesit sapo kanë zbritur nga makina. Përmbaruesit AN dhe E S cilët janë shoqëruar me ambulancë në spital…Çuditërisht nuk u bë mediatike nga Policia. Këta shtetas bënë denoncim ne prokurori dhe agresorët kanë sot masën e sigurisë nga gjykata. Ju njoftova si e vetmja shpresë e jona”, shkruan Berisha.

/a.r

Dhunimi i përmbaruesve në Librazhd, Policia nxjerr blof Berishën, e kishte njoftuar më 29 korrik

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.