Dhunohet fëmija 5-vjeç me autizëm në Elbasan/ Procedohet edukatroja, familjarët ende asnjë denoncim

Një edukatore në një kopsht publik në Elbasan është vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë me autizëm.

Nëntor 15, 2023 - 11:49
 0
Dhunohet fëmija 5-vjeç me autizëm në Elbasan/ Procedohet edukatroja, familjarët ende asnjë denoncim

Një edukatore në një kopsht publik në Elbasan është vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë me autizëm. Policia sqaroi se edukatorja 57-vjeçare me iniciale O.B., dyshohet se ka keqtrajtuar 5-vjeçarin.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopsht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit”, sqaroi policia.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se rasti në fjalë po verifikohet nga autoritetet, kjo pasi aktualisht nuk ka asnjë kallëzim në polici ngë ana e familjarëve. Reagimi i bluve ka ardhur mbi bazë të disa dëgjesash se në kopështin shtetëror ka ndodhur kjo situatë. Ndërkohë është bërë kërkesë për kqyerjen e kamerave të sigurisë. Deri tani s’ka asgjë të faktuar mbi dhunën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.