Dhunohet nga bashkëshorti, këngëtarja Maja pajiset me urdhër mbrojtjeje

Këngëtarja Maja Aliçkaj, e njohur më së shumti për këngët popullore jugore, pak ditë më parë është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës për burrin e saj, ku ky i fundit ushtronte dhunë ndaj artistes. Duket se ata kanë patur probleme prej kohësh në marrëdhënien e tyre, e ndërsa çifti është parë shpesh […]

Prill 22, 2024 - 18:50
 0
Dhunohet nga bashkëshorti, këngëtarja Maja pajiset me urdhër mbrojtjeje

Këngëtarja Maja Aliçkaj, e njohur më së shumti për këngët popullore jugore, pak ditë më parë është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës për burrin e saj, ku ky i fundit ushtronte dhunë ndaj artistes.

Duket se ata kanë patur probleme prej kohësh në marrëdhënien e tyre, e ndërsa çifti është parë shpesh së bashku në dalje televizive teksa reklamonin shtëpinë e tyre.

Gjykata ka marrë vendimin për Arben Shuaipin të mos i afrohet bashkëshortes së tij më shumë se 200 metra gjithashtu ai duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje.

Teksa shpesh herë u panë të dilnin për të reklamuar vilën e tyre në Mullet, çifti paska në pronësi dhe dy vila të tjera në zonën e Rolling Hills.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.